Mar. Gus 21st, 2018

Ronaldo shtrohet në spital

TIRANË, 12 gusht/ATSH/ – Legjenda braziliane e futbollit, Luis Nazario de Lima Ronalo, i njohur ndryshe edhe si “fenomeni” është shtruar në një spital në Ibiza.

Shkak për shtrimin e tij është bërë pneumonia.

Legjenda braziliane e futbollit, që ka luajtur me skuadrat më të rëndësishme në Europë, si “Inter”, “Milan”, “Barcelona” dhe “Real Madrid”, gjatë mesnatës të së premtes nuk është ndjerë mirë dhe i është drejtuar spitalit në Ibiza.

Sipas “The Sun:” Ronaldo po merr mjekimin e duhur dhe nuk ka asgjë serioze./e.caushi/

Kategori