Mar. Nën 20th, 2018

Ronaldo te Juventusi, por Real synon yllin e Serie A!

Pa më të voglin dyshim, serbi Milinkoviç-Saviç kaloi në një tjetër nivel në futboll gjatë sezonit të kaluar në Seria A, duke u kthyer në yllin e ri të Lazio-s, por dhe në dëshirën e klubeve më në zë në Europë.

Çështja “Ronaldo” na bënë të besojmë që gjithçka mund të ndodh në merkato dhe tashmë duket se Reali i Madridit dhe Juventusi do të kenë sërish punë së bashku, por si rivalë këtë herë. Dhe ai që buzëqesh nga e gjithë kjo është Presidenti i Lazios, Lotito.

Prej kohës, kampionët e Italisë ishin në radhën kryesore për të transferuar mesfushorin serb, por tashmë në “valle” është futur Reali i Madridit dhe gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm.

Në Spanjë, shkruajnë së fundmi se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes do të jetë pikërisht njeriu që do të sjellë në Madrid Milinkoviç-Savic dhe për këtë pritet të ulet së shpejti për të diskutuar me drejtuesit e Lazios.

Megjithatë, merkato është e gjatë dhe deri në fund të saj, mund të presim surpriza të tjerë, si për Savic, por edhe për lojtarë të tjerë, duke parë se çfarë ndodhi me Ronaldon, kjo verë është e nxehtë!

InfoPasqyra/tch

Sport – Top Channel

Kategori