Mër. Jan 23rd, 2019

‘Rrebesh’ meteorësh; Dilni në dritare, shprehni dëshira

Nëse doni t’i shprehni një dëshirë një ylli që bie, sonte është nata e duhur. Një rrebesh i vërtetë meteorësh pritet të ndriçojë qiellin të enjten me deri në 120 yje që bien çdo orë.

Shiu i meteorëve apo Geminids, ndodh çdo vit kur toka kalon përmes një mase gjigande mbetjesh të një objekti të quajtur 3200 Phaeton. Sipas NASA-s, shkencëtarët nuk bien tërësisht dakord mbi natyrën e objektit dhe mendojnë se ai mund të jetë një asteroid i afërt me tokën apo një kometë e shuar.

Çdo dhjetor, hiri dhe copëzat e përhapura nga Phaeton, digjen ndërsa ndeshen me atmosferën e tokës duke shkaktuar shiun e yjeve që bien – shpjegon NASA. Këtë vit, fenomeni ka nisur më 4 dhjetor, por kulmi pritet të enjten dhe të premten. Për ta shijuar sa më mirë fenomenin, NASA rekomandon që njerëzit të gjejnë një vend të errët.

NASA thotë se njerëzit në periferi apo në fshat, mund të dallojnë më shumë meteorë se sa vrojtuesit e yjeve në qytete për shkak të ndotjes nga dritat. Sipas meteorologëve, për shkak të aktivitetit të lartë rrebeshi i meteorëve mund të shihet në çdo kohë, pas perëndimit, me kohën më të mirë për vrojtim në Evropë që pritet të jetë pas mesnate.

Fatkeqësisht, prania e reve do të pengojë shikimin në pjesën më të madhe të Evropës. Ata që ndodhen në Britaninë e Madhe, Francën veriore, Belgjikë, Holandë, Gjermaninë perëndimore, Portugali dhe Spanjën perëndimore, do të kenë kushtet më të mira të shikimit. Por tjetër pengesë do të jenë temperaturat që pritet të bien nën zero.

InfoPasqyra/tch

Kategori