Rrëfehet vrasësi: Porosia për vrasjen e Altin Ndocit

Rrëfehet vrasësi Henrik Hoxhaj: Si më porositën të vras Altin Ndocin!

Altin Ndoci është në arrati dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare që prej 13 janarit. Ndërkohë që procesi ndaj tij vijon në mungesë, të pandehurit e tjerë kanë përmendur emrin e tij, duke rrëfyer planet për ta ekzekutuar.

Gjatë dëshmisë së tij në lidhje me krimet e dosjes “Plumbi i Artë”, Henrik Hoxhaj, i cili tashmë nuk gëzon më statusin e personit të penduar, ka deklaruar se kishte marrë porosi për të vrarë Altin Ndocin. Megjithatë, plani i parë kishte dështuar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Hoxhaj shtoi se porosia për vrasjen e Ndocit vinte nga Erjon Alibej, i cili është i akuzuar në të njëjtën çështje pranë SPAK dhe gjithashtu një dëshmitar i drejtësisë. Hoxhaj përshkroi situatën e atëhershme duke e cilësuar si “bije shumë në sy”, duke shtuar se ky ekspozim konsiderohej pengesë për realizimin e planit.

Në rastin e dytë, përpjekjet për të vrarë Altin Ndocin kanë nisur pas arrestimit të tij. “Ne kemi pasur interes për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e Nuredinit, por nuk e kemi realizuar,” u shpreh Hox Hoxhaj. Ai vetë është gjithashtu nën akuzë për një sërë ngjarjesh kriminale të zbardhura nga dëshmitari tjetër, Nuredin Dumani.

Henrik Hoxhaj ka pranuar pjesëmarrjen në vrasjen e Dorian Shkozës, një krim i kërkuar nga Erjon Alibej, i cili nga të pandehurit përmendet me nofkën “Krymi”. Së fundmi, edhe Alibej ka bërë pyetje lidhur me vrasjen e Olti Kilës.

Hoxhaj pohoi se nuk kishte informacion mbi arsyet pse Erjon Alibej synonte vdekjen e Olti Kilës, por shpjegoi se në një rast planet ishin thurur përmes aplikacioneve.

Në dosjen “Plumbi i Artë”, me tre dëshmitarët e drejtësisë – Nuredin Dumani, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase – po zbulohen vrasje dhe përplasjet mes grupeve kriminale të vendosura në Elbasan./TCH

Scroll to Top