Pre. Kor 20th, 2018

Rrëfimi i Besnik Sulajt: Do shkoj në Rusi po kapi Kroacia finalen, ja si e solla Daliçin te Dinamo

Besnik Sulaj

Një ish-trajner i Dinamos në sezo nin 2008-2009 drejton sot skuadrën që u kualifikua dy ditë më parë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Zllatko Daliç është njeriu i momentit në Botërorin e Rusisë, por edhe në Shqipëri ka jo pak tifozë. Më shumë se kushdo, trajnerin 51-vjeçar e njeh Besnik Sulaj.

Biznesmeni ballshiot, që arriti të fitonte tri tituj kampion në krye të klubit kryeqytetas, pranon të rrëfejë ekskluzivisht për “Panorama Sport” historinë e ardhjes së kroatit në verën e vitit 2008. Oferta për të drejtuar Dinamon, largimi pas vetëm 7 muajsh dhe raportet miqësore që mbeten me trajnerin e Kroacisë edhe pas afro 10 vitesh nga eksperienca e tij me skuadrën blu. Sulaj vijon të ketë kontakte me Daliç dhe jo më larg se tri ditë më parë ka biseduar me trajnerin e Kroacisë.

“Më ka ftuar disa herë, por unë i kam rënë në qafë për të më gjetur bileta për miqtë e mi. Megjithatë, do të shkoj në Rusi nëse Kroacia e Daliç arrin në finale”, tregon Sulaj, i cili në intervistën për gazetën flet edhe për Dinamon.

dalic

Zoti Sulaj, si e keni njohur Zllatko Daliç?

Ka qenë viti 2005, kur Dinamo u përball me kroatët e Varteks. Me sa mbaj mend, ndeshja ka qenë e vlefshme për Kupën Intertoto. Në të parën në Tiranë fituam 2-1, ndërsa në kthim na mundën 4-1 dhe u eliminuam. Pra, impakti i parë për Daliç ka qenë pikërisht kur na mundi si trajner i Varteksit. Unë kisha një eksperiencë jo të vogël nën drejtimin e klubit dhe nga ajo që vura te Daliç ishte mënyra sesi e vendoste skuadrën në fushë. Më pëlqeu jashtë mase si trajner.

Panoramasport:  http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-rrefimi-i-besnik-sulajt-do-shkoj-ne-rusi-po-kapi-kroacia-finalen-ja-si-e-solla-dalicin-te-dinamo/