Mër. Jan 23rd, 2019

Rrëfimi shokues i Buffon për periudhën kur luante me Juven

Gianluigi Buffon ka rrëfyer në “Vanity Fair” momentet e vështira në fillim të aventurës së tij me Juventusin.

Portieri i PSG tregoi se vuajti nga depresioni dhe në një prej ndeshjeve mungoi mes shtyllave pasi pësoi një atak paniku.

“Për disa muaj, për mua nuk kishte më kuptim asgjë. Më dukej sikur të gjithë interesoheshin për Buffonin, jo për Gigin. Ishte një moment shumë i vështirë i jetës sime”, tha veterani italian.

“Isha 25 vjeç, isha i suksesshëm, por një ditë, përpara një ndeshjeje, i thashë trajnerit të portierëve se nuk luaja dot. Pata një atak paniku dhe nuk isha në gjendje që të luaja”, u shpreh 40-vjeçari.

Sipas Buffon, një moment kaq i vështirë e lejoi që të vazhdonte karrierën me sukses: “Kurrë nuk kam pasur frikë që të tregoj pasiguritë e mia dhe kurrë nuk kam pasur frikë që të qaja. Unë qaj dhe nuk kam aspak turp për këtë”.

InfoPasqyra/tch

Kategori