Mar. Nën 20th, 2018

Rrëmbejnë 15-vjeçaren, e kërcënojnë të ëmën. Policia në kërkim të autorëve dhe të miturës

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi kanë kërcënuar nënën e një 15-vjeçare të tërheqë kallëzimin për rrëmbimin e të bijës, vetëm 15 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, janë arrestuar Dorjan Totraku, 29 vjeç, Izmir Gjetani, 24 vjeç, Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë dhe janë shpallur në kërkim F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit) dhe E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallëzimin nga Policia shtetasen H.K, pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar sëbashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga deklarimet e H. K, dyshohet se vajza e saj e mitur ka pasur lidhje me 30-vjeçarin F. T. Policia po punon intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e të shpallurve në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

InfoPasqyra/tch

Kategori