Rrëshqitje dherash në Dardhas: Dëmtohen varrezat e fshatit

Rrëshqitje dherash në Dardhas të Pogradecit dëmtojnë varrezat e fshatit.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të dheut në rrugën që lidh qendrën e Njësisë Dardhas me aksin nacional, duke bllokuar kështu qasjen drejt disa fshatrave.

Shërbimet e Emergjencave Civile dhe forcat e bashkisë janë në terren për monitorimin e situatës.

Për fat të keq, nga kjo situatë problematike dhe e vështirë nuk kanë shpëtuar as disa varre, të cilët janë shkatërruar nga rrëshqitja e dherave.

Scroll to Top