VIDEO/ Pamje të rralla nga Siçilia! Shtëpi të ngjashme me lodra, qyteza rrëshqet poshtë kodrës
Pamje të frikshme vijnë nga Siçilia, të cilat të kujtojnë skena filmash. Një rrëshqitje masive dheu po shkatërron një qytet të tërë.
Shtëpi, rrugë dhe lagje të tëra në qytetin Niscemi po rrëshqasin drejt fundit të kodrës. Kryetari i bashkisë e ka përshkruar situatën si “dramatike”.
Rrëshqitja e tokës, e shkaktuar nga reshjet e dendura, po përkeqësohet, duke vënë qindra ndërtesa në rrezik shembjeje. Mijëra banorë janë evakuuar deri më tani, por fatmirësisht nuk ka pasur raportime për viktima apo të plagosur.
Më parë, ishulli u godit nga Cikloni Harry, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme, rreth 1 miliard euro.
