Rreziku nga grupet sadiste online, shënjestrojnë fëmijë e adoleshentë. “Armë, thikë e shiringa,” nëna: Djali im ishte vetëm 13 vjeç kur u bë viktimë.
Zbulimet në ditarin e një fëmije në Britani kanë ngritur shqetësimin e prindërve dhe ekspertëve. Një nënë ka rrëfyer përvojën e vështirë të djalit të saj, duke treguar tmerrin që i kanë shkaktuar vizatimet e tij.
Ajo shfleton me lot në sy bllokun e vizatimeve të djalit adoleshent dhe tregon për Sky News se vizatimet përshkruajnë thika, shiringa të mbushura me gjak, kryqe të kthyer përmbys, si dhe trupa të shpërbërë. Gjithashtu, në to kishte edhe mbishkrime si: “Unë jam sociopat”, “Unë jam Zot”; “Dua vetëm të më duan”. Ekzistonin edhe vizatime me armë, duke treguar një përmbajtje tejet shqetësuese.
Rakela tregoi se nuk e kishte kuptuar që djali i saj kishte hyrë në këtë botë të errët që kur ishte vetëm 13 vjeç, por ajo beson se i biri u bë viktimë e një manuali manipulimi online. Ajo i përshkruan këto si grupe sadiste që synojnë kryesisht fëmijët dhe të rinjtë, duke i detyruar ata të shfrytëzojnë edhe fëmijë të tjerë.
Materialet që përmbajnë vetëlëndim dhe abuzim seksual me fëmijë nuk shkëmbehen për para, por për status. Ky fenomen është përshkruar si “monedhë sociale” në një raport të ri, të ndarë ekskluzivisht me “Sky News” nga firma e riskut të inteligjencës Resolver, në partneritet me Fondacionin Molly Rose.
Për djalin e Rakelës, kjo nisi shumë pa kuptuar dhe në mënyrë tërësisht të zakonshme, duke luajtur lojëra. “Ai nisi të luante Roblox jashtë një linje kur ishte 8 apo 9 vjeç, duke u fiksuar pas kësaj loje. Kjo e bëri që të ndahej edhe nga miqtë e tij. Më vonë ai gjeti një platformë tjetër, ‘Discord’. Por unë gjithmonë mendoja se ai ishte i sigurt, por gradualisht gjërat nisën të ndryshonin. Nisi me një sjellje të vështirë dhe tërheqje, por që mua më ngjasonte si një fazë e adoleshencës. Por kur i morën telefonin në shkollë, unë dhe bashkëshorti kontrolluam dhomën dhe ajo me të cilën u përballëm ishte e rëndë për ne,” ka rrëfyer ajo.
Ajo rrëfeu se në dhomën e djalit gjetën të fshehura thika xhepi, thika që paloseshin, thika kuzhine… më tej ajo zbuloi edhe vetëlëndime në trupin e tij, që dyshonte se ishin bërë për dikë, të cilin më vonë zbuloi se ishte një person me pseudonimin “Komin”. Nëna dyshonte se një person me të cilin ai komunikonte ishte nga Kroacia.
Masat që morën ajo bashkë me bashkëshortin ishte t’i hiqnin telefonin, të kufizonin internetin dhe të monitoronin më tej. Kjo më vonë solli edhe një përmirësim të situatës, por jo të menjëhershëm, sepse ende nuk ka arritur që të rrëfejë këtë gjendje të vështirë në të cilën u përfshi.
Sky News ka gjetur më shumë se 90 biseda në grup dhe kanale që lidhen me “Komin” në Telegram, si dhe disa servera Discord të përdorur nga anëtarët. Materiali sugjeron që, pavarësisht vëmendjes në rritje, anëtarët e “Komit” mbeten të angazhuar në një gamë të gjerë sjelljesh kriminale dhe vazhdojnë t’i diskutojnë ato në hapësira online të aksesueshme publikisht.
Disa grupe përqendrohen qartësisht kryesisht në krimin kibernetik, duke ofruar llogari të vjedhura transmetimi dhe të dhëna personale për shitje. Të tjerë reklamojnë “shërbime swatting”, ku kriminelët telefonojnë me kërcënime të rreme drejt shërbimeve të emergjencës, me shpresën për të provokuar reagime të rrezikshme të armatosura të policisë në shtëpi dhe shkolla.
