Rreziqet e ndryshimit të regjimit në Iran pas sulmeve

Pas sulmeve amerikane, analiza e WSJ: Çfarë rreziqesh paraqet ndryshimi i regjimit në Iran?

Pas sulmeve ushtarake të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit, Presidenti Trump në mesazhin e tij të parë ka përshkruar një sërë objektivash afatgjata. Ai i bëri thirrje popullit iranian të rezistojë dhe të përmbysë regjimin, duke marrë kontrollin e vendit të tyre. Si presidenti amerikan, ashtu edhe kryeministri izraelit, në deklaratat e tyre fillestare, nuk e kanë fshehur qëllimin kryesor: ndryshimin e regjimit udhëheqës në Iran.

Por, sa dhe çfarë rreziqesh sjell një ndryshim i tillë? Një analizë e shkurtër nga Wall Street Journal ofron skenarë të mundshëm të përgjakshëm.

Siç theksohet në analizë:

  • Në fazën e parë, objektivat amerikano-izraelite do të shkaktojnë trazira mes aleatëve të tyre në rajon, përfshirë vendet e Gjirit dhe Turqinë. Këto vende janë tashmë të shqetësuara për një luftë më të gjerë rajonale, e cila mund të sjellë paqëndrueshmëri pranë pragut të tyre.
  • Nxitja e iranianëve për të rezistuar rrit gjithashtu gjasat për hakmarrje serioze nga një regjim, i cili mund ta shohë veten duke luftuar për mbijetesën e tij.
  • Është më e mundshme që vetë regjimi të nisë një seri vrasjesh masive kundër iranianëve që rezistojnë, ashtu siç ndodhi janarin e kaluar për të shtypur protestat.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen drejtuar iranianëve për të përmbysur qeverinë, duke deklaruar të shtunën se ka ardhur koha që populli iranian të “shkundet nga zgjedha e tiranisë dhe të krijojë një Iran të lirë dhe paqësor”.

Scroll to Top