Enj. Nën 22nd, 2018

Rritja e shpenzimeve për konsum, në linjë me mirëqënien

TIRANË, 7 tetor /ATSH- I. Vata/ Anketa e buxhetit të familjeve publikuar nga Instituti i Statistikave për vitin 2017, tregoi se shpenzimet e familjeve për konsum u rritën vetëm me 0.4%, krahasuar me një vit me parë.

Sipas, INSTAT një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 73.400 lekë për konsum i cili shkon drejt rritjes së mirëqenies me një linjë me konsumit të brendshëm bruto.

Anketa e Buxhetit të Familjes, 2017 publikur nga  INSTAT

Në vitin 2017, shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.400 lekë.

Totali i shpenzimeve për konsum është 56,5 miliardë lekë në muaj për 769.494 familje. Shpenzimet mesatare për konsum të një individi vlerësohen të jenë 19.660 lekë në muaj, nga të cilat: 8.664 lekë për konsum ushqimor dhe 10.996 lekë për konsum jo-ushqimor.

Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2017, është 0,4 % më i lartë se në vitin 2016.

Rritja e çmimeve të konsumit, në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016, është 2,0 %. /j.p/

Kategori