Bllokohet rruga në Sukth, forcat në terren për të ndihmuar banorët e bllokuar
Aksi rrugor te kthesa e Perlatit, në njësinë administrative Sukth, vazhdon të jetë nën ujë. Dalja e lumit Erzen nga shtrati dhe vështirësitë në kullimin e ujit kanë bllokuar rrugën, duke izoluar banorët e zonës.
Forcat e ushtrisë, të pranishme në terren, po ndihmojnë banorët e bllokuar duke u siguruar transportin drejt zonave të sigurta.
