Rruga drejt Obotit e bllokuar, përmbyten 221 ha tokë

Rruga drejt fshatit Obot në Shkodër vijon të jetë e bllokuar.

Në fshatin Obot të Shkodrës, rruga vazhdon të jetë e pakalueshme për automjetet e ulëta, pasi niveli i ujit ka arritur 40 centimetra mbi asfalt.

Sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur vlerësohet të jetë rreth 100 hektarë, kryesisht në fshatrat Obot dhe Muriqan. Në Dajç, janë përmbytur 20 hektarë, duke prekur kryesisht zonën e Pentarit, ndërsa në Velipojë raportohet për rreth 101 hektarë të përmbytur.

Ndërkohë, nivelet e ujit në lumenjtë Buna dhe Drin vijojnë të jenë brenda parametrave të sigurisë dhe të kontrolluara. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.10 metra, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin është në kuotën 7.50 metra.

Sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 221 hektarë. Për fat të mirë, nuk raportohet asnjë banesë e përmbytur apo me prezencë uji në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.

Scroll to Top