Hën. Tet 15th, 2018

Rruga Kardhiq-Delvinë, shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit Tiranë-Sarandë

TIRANË, 4 gusht /ATSH/- Investimi i qeverisë në ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, në jug të vendit, shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë dhe i jep një hov të mëtejshëm turizmit në vendin tonë.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qendro konfirmoi për ATSH-në, se Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë në jug të vendit, me vlerë investimi 52.5 milionë euro për lotet 4, 5 dhe 6 të kësaj rruge.

Puna për ndërtimin e segmentit rrugor Kardhiq-Delvinë, pritet të nisë brenda vjeshtës së këtij viti dhe përfundimi i punimeve parashikohet të zgjasë për një periudhe 2-vjeçare.

Qeveria do të financojë përfundimin e punimeve në këtë akt të rëndësishëm kombëtar.

Projekti i kësaj rruge, parashikon ndërtimin sipas standardeve bashkëkohore. Aksi ka një gjatësi rreth 34 km dhe përfshin ndërtimin e një tuneli dhe disa urave. Deri më tani kanë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë-Bardhës, si dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos. e.xh//m.m/

Kategori