Rruga Librazhd-Pogradec bllokuar, banorët përballen me policinë

Shembja e rrugës: Banorët e Dragostunjës përballen me Policimë për kalimin

Bllokimi i aksit rrugor Librazhd-Pogradec ka çuar në tensione mes banorëve të Dragostunjës dhe forcave të policisë. Një grup qytetarësh, të zbritur nga një mjet transporti, kanë tentuar të kalojnë në krahun tjetër të rrugës.

Situata aktuale paraqet dy probleme kryesore: shembja masive e rrugës, e cila ka bërë që aksi të jetë jashtë funksionit që prej ditës së shtunë, dhe rreziku i shembjes së një shtylle elektrike. Për shkak të këtyre kushteve të rrezikshme dhe të papërshtatshme për qarkullim, policia ka ndaluar banorët dhe i ka kthyer mbrapsht.

Scroll to Top