Rruga Qukës-Qafë Plloçë bllokohet nga rrëshqitja e dheut

Tjetër problematikë në Qukës-Qafë Plloçë: Bllokohet një korsi nga rrëshqitja e dherave

Problematikat serioze në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë vazhdojnë.

Pas një aksidenti të ndodhur disa orë më parë, ku një mjet u godit nga një masiv dherash në momentin e daljes nga tuneli, aktualisht janë evidentuar rrëshqitje të tjera dherash, të cilat kanë bllokuar njërën prej korsive të qarkullimit.

Vetëm pak metra larg këtij vendi, rreth një muaj më parë, u shemb një masiv shkëmbor, duke detyruar autoritetet të hapin një bypass provizor.

Aktualisht, qarkullimi i mjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa rrëshqitjet e dherave vazhdojnë përgjatë gjithë aksit rrugor, duke paraqitur rrezik për përdoruesit e rrugës.

Scroll to Top