Rruga Shëngjin-Velipojë shembet, rrezik dhe kosto

Skandal pas skandali: Shembet edhe rruga e re Shëngjin-Velipojë

Për shkak të rrëshqitjes së dherave, trasa e rrugës Shëngjin–Velipojë, pranë fshatit Rrjoll, ka pësuar çarje në një gjatësi të konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plotë.

Pas problematikës së krijuar, një krah i lëvizjes në zonën ku janë konstatuar rrëshqitjet e dherave është bllokuar, pasi paraqet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve.

Kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë në një gjatësi prej 50 metrash, në vendin ku ka ndodhur shembja.

Rruga panoramike Shëngjin–Velipojë u hap për qarkullimin e automjeteve në pranverë të këtij viti. Ky segment rrugor, me gjatësi 15 km, është investim i Qeverisë Shqiptare me vlerë 3.8 milionë euro, duke shkurtuar distancën mes dy zonave turistike.

Sipas të dhënave, kompania ndërtuese ka detyrimin ligjor të ndërhyjë për çdo problematikë që shfaqet deri në dy vjet pas përfundimit të punimeve.

Scroll to Top