Rrugët rurale Lezhë: 8.4M € për 9 fshatra

Rrugët rurale: 8.4 milionë euro për fshatrat e Lezhës, 9 njësitë ku do ndërhyhet

Bashkia e Lezhës ka nisur një procedurë prokurimi me fond limit 848 milionë lekë, ose rreth 8.4 milionë euro, për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve rurale në njësitë administrative të territorit të saj. Ndërhyrjet do të realizohen nëpërmjet dy loteve.

Loti i parë, me vlerë 357 milionë lekë (3.6 milionë euro), përfshin Zejmenin, Shëngjinin dhe Kolshin. Loti i dytë, me fond limit 491 milionë lekë (4.9 milionë euro), parashikon investime në Kallmet, Blinisht, Dajç dhe Ungrej.

Sipas dokumentacionit zyrtar, investimi synon përmirësimin e aksesit rrugor në zona me potencial të identifikuar ekonomik, me fokus në zhvillimin e turizmit, bujqësisë, vreshtarisë dhe agroturizmit. Bashkia vlerëson se përmirësimi i infrastrukturës do të krijojë kushte për rritjen e aktivitetit ekonomik, lehtësimin e qarkullimit të produkteve bujqësore dhe nxitjen e investimeve private.

Potencialet ekonomike të secilës njësi administrative janë përshkruar si më poshtë:

  • Shëngjin: Potencial në turizëm dhe shërbime.
  • Shënkoll: Potencial në bujqësi dhe blegtori.
  • Zejmen: Potencial në bujqësi, pemëtari dhe vreshtari.
  • Kolsh: Potencial në blegtori dhe agroturizëm.
  • Ungrej: Potencial në turizëm natyror dhe zhvillim rural.
  • Balldre: Potencial në bujqësi intensive.
  • Kallmet: Potencial në vreshtari dhe agroturizëm.
  • Dajç: Potencial në prodhim bujqësor dhe menaxhim ujor.
  • Blinisht: Potencial në turizëm natyror dhe aktivitete rurale.
Scroll to Top