Bisedimet e paqes në Florida: Marco Rubio shprehet për një të ardhme më të sigurt për Ukrainën.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar lidhur me bisedimet e paqes që po zhvillohen mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas. Ai theksoi se pret që këto bisedime të kenë përparësi dhe të arrijnë t’i japin fund luftës disavjeçare.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e një lufte. Ka të bëjë me përfundimin e një lufte në një mënyrë që krijon një mekanizëm dhe një rrugë përpara që do t’u lejojë atyre të jenë të pavarur dhe sovranë, të mos kenë kurrë më një luftë dhe të krijojnë një prosperitet të jashtëzakonshëm për popullin e tyre”, tha ai.
I gjithë ky angazhim ka për qëllim krijimin e rrugëve drejt një Ukraine të pavarur, sovrane dhe të begatë.
“Ne presim më shumë sot”, ka thënë ndër të tjera Rubio.
