Hën. Dhj 10th, 2018

RUMANI – Dështon referendumi për martesat homoseksuale

BUKURESHT, 8 tetor . – Referendumi i së shtunës dhe i së dielës për martesat  homoseksuale në Rumani dështoi, pasi pjesëmarrja ishte vetëm 20,41%, sipas Komisionit Zgjedhor.

Për vlefshmërinë e referendumit duhej një pjesëmarrje prej së paku 30% e atyre që kanë të drejtë vote.

Megjithëse qeveria u përpoq të siguronte pjesëmarrjen në votim duke lejuar referendumin për dy ditë dhe pavarësisht përfshirjes masive të Kishës Ortodokse, të drejtuar nga i njëjti patriark, Daniel, rumunët e kanë braktisur duke e bërë kështu të pavlefshëm referendumin.

Ky rezultat ishte shumë i mirëpritur për LGBT-në, e cila kishte bërë thirrje për një bojkot dhe që kishte frikë nga një forcim i diskriminimit tashmë të fortë në shoqërinë rumune./  /os/  a.jor.

Kategori