Pre. Sht 21st, 2018

Rusi 2018, tifozët anglezë pushtojnë dyqanin e Ikea-s në Londër, kërcejnë mbi krevate dhe luftojnë me jastëk

ANGLI-Festimet për fitoren ndaj Suedisë kanë degjeneruar me akte vandale në dyqanin Ikea në Strattford, në pjesën lindore të Londrës.

Tifozët anglezë kanë mësyrë në dyqan, duke kërcyer mbi krevate dhe duke bërë një luftë të vërtetë me jastiqe.
Vetëm pas disa minutash forcat e sigurisë kanë arritur të kthejnë qetësinë në dyqanin suedez.

Tifozët anglezë kanë dalë duke tundur flamujt e tyre dhe duke kënduar këngë për kualifikimin në gjysmëfinale.
Në rrjetet sociale janë bërë virale të tjera video të ngjashme të ndodhura në të tjera pika të Ikeas në Mbretërinë e Bashkuar.
(da.xha/InfoPasqyra/BW)


Bota – BalkanWeb.com

Kategori