Hën. Sht 24th, 2018

RUSI – Moska: Nuk i njohim dy rusët e akuzuar në çështjen Skripal

MOSKË, 5 shtator . – Rusia konfirmon sot se nuk e di se cilët janë dy shtetasit rusë kundër të cilëve policia britanike ka lëshuar mandate arresti në kuadër të çështjes për helmim të ish-agjentit rus, Serguei Skripal në Angli.

“Emrat dhe fotografitë e publikuara në media nuk na thonë asgjë”, deklaroi zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova e cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS.

Policia britanike njoftoi sot lëshimin e dy mandatarresteve për dy shtetas rusë në lidhje me çështjen e helmimit me “Noviçok” të ish-agjentit rus, Serguei Skripal dhe vajzës së tij Julia, në Angli, të identifikuar si Aleksander Petrov dhe Ruslan Boçirov.

Megjithatë, këto dy emra konsiderohen si pseudonime, sipas shefit të antiterrorizmit, Neil Basu, gjatë një konference për shtyp, duke i bërë thirrje publikut që t’i identifikojë. /G.S/

Kategori