Mër. Tet 17th, 2018

RUSI – Moska: Përpjekja për hakim të OPCW-së është një keqkuptim

MOSKË, 8 tetor . – Moska mohoi sot se ka kërkuar të hakojë Organizatën Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), duke garantuar se largimi në prill i katër personave të paraqitur si spiunë rusë nga Holanda ishte një “keqkuptim” dhe se nuk bazohet në asnjë provë.

Në një atmosferë të denjë për Luftën e Ftohtë që sundon që prej helmimit në mars në Britani të Madhe të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, shumë vende perëndimore akuzuan javën e kaluar Moskën se ka orkestruar një seri sulmesh kibernetike në shkallë botërore.

Mes këtyre sulmeve figurojnë edhe një përpjekje për hakim të OPCW-së, për këtë arsye katër rusë që kishin pasaportë diplomatike u ndaluan dhe dëbuan, pasi dyshohen se janë agjentë të shërbimeve ushtarake ruse, GRU-ja. /G.S/

Kategori