Mër. Sht 26th, 2018

RUSI – Putin urdhëron manovra ushtarake surprizë në lindje

MOSKË, 20 gusht /ATSH-ANSA/ – Një inspektim i papritur mbi gatishmërinë për luftë ka filluar në bazat ushtarake në Rusinë Qendrore dhe Lindore me urdhër të komandantit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, presidentit Vladimir Putin, tha sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Në prag të manovrave të mëdha ‘Vostok-2018’ (‘Lindje-2018’) në pjesën lindore të vendit, janë duke u zhvilluar një seri prej 16 ushtrimesh speciale”, tha Shoigu.

“Sot, në përputhje me vendimet e komandantit suprem të Rusisë, komanda ushtarake, njësitë dhe formacionet e bazave ushtarake lindore dhe qendrore, forcat e transportuara me avionë po marrin masat për të hyrë në gjendje alarmi”, tha ministri rus i Mbrojtjes./ /G.S/ a.jor.

Kategori