Sht. Nën 17th, 2018

RUSI – Putini kundërshton Erdoganin për një armëpushim të plotë në Siri

MOSKË, 7 shtator . – Presidenti rus Vladimir Putin ka kundërshtuar sot propozimin e homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, ku të gjitha palët në konfliktin sirian t’i japin fund luftimeve.

Një propozim i tillë do të nënkuptonte se Rusia dhe aleatët e saj, shteti sirian dhe Irani,  do të duhej të ndërprisnin operacionet e tyre ushtarake në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Sipas propozimit të presidentit turk, Erdogan, të gjitha palëve ndërluftuese u bëhet thirrje të ndërpresin luftimet, për të ndaluar dhunën”, deklaroi Putini në një koment televiziv gjatë një samiti, në Teheran.

“Ne e konsiderojmë këtë të papranueshme, kur me pretekstin e mbrojtjes së popullsisë civile, ata duan që të mos sulmohen terroristët, si dhe të shkaktojnë dëme ndaj trupave qeveritare siriane”, shtoi presidenti rus Putin.//a.i/

Kategori