Mër. Dhj 12th, 2018

RUSI – Senatorët amerikanë ftojnë kolegët e tyre rusë në Uashington

MOSKË, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Një delegacion me senatorë amerikanë ftoi sot, gjatë një vizite në Moskë parlamentarë rusë që të shkojnë në Uashington pavarësisht akuzave për ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane që vazhdojnë të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Delegacioni amerikan në Moskë drejtohej nga Rand Paul, i vetmi përgjegjës i lartë republikan që ka mbrojtur presidentin Donald Trump pas samitit shumë të përfolur me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Helsinki në korrik, që kishte irrituar gjithashtu klasën politike amerikane.

Senatorët amerikanë takuan sot kolegët e tyre të Këshillit të Federatës së Rusisë, dhoma e lartë e Parlametit rus, në prani të ambasadorit rus në Uashington, Sergei Kisliak.

“Ne kemi ftuar anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme që të vijnë në SHBA që të bisedojnë me ne në Uashington”, deklaroi Rand Paul.

Sipas presidentit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë, Konstantin Kosaçev, “një vizitë e tillë mund të zhvillohet që në vjeshtë, para përfundimit të vitit”. /G.S/

Kategori