Rusia gati për pakt mossulmimi me NATO-n dhe BE

Moska: E gatshme të nënshkruajë një pakt mossulmimi me NATO-n dhe BE-në

“Rusia është e gatshme të angazhohet për hartimin e një pakti të ndërsjellë mossulmimi me NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, raportojnë mediat e huaja.

Ajo gjithashtu u shpreh se Rusia është e gatshme t’i formalizojë këto angazhime me shkrim.

“Gatishmëria për të formalizuar ligjërisht mungesën e planeve agresive ndaj NATO-s dhe BE-së, në një bazë reciproke, është një vazhdim logjik i qasjes parimore të Rusisë”, tha Zakharova.

Deklarata vjen pas njoftimit se Presidenti Vladimir Putin është informuar së fundmi mbi progresin e bërë në negociatat në Miami nga kryenegociatori i Kremlinit, Kirill Dmitriev.

Ditën e sotme, si Putin ashtu edhe Zelensky uruan Krishtlindje të Gëzuara Donald Trump. Presidenti ukrainas shtoi se do të dëshironte ta takonte atë për të diskutuar mbi situatën në Donbas.

Scroll to Top