Kremlini për Këshillin e Paqes: Rusia nuk do të marrë pjesë në takimin e parë
Kremlini nuk ka ndërmend të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Këshillit të Paqes, deklaroi zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitry Peskov. Sipas tij, qëndrimi i Moskës mbi këtë çështje vijon të shqyrtohet nga Ministria e Jashtme ruse.
Në një prononcim për median ruse RTVI, Peskov theksoi se “nga Kremlini nuk është planifikuar të marrë pjesë askush”, duke shtuar se “çështja e Këshillit vazhdon të shqyrtohet në Ministrinë e Jashtme”.
Më herët, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, kishte bërë të ditur se Moska ende po formëson pozicionin e saj në lidhje me Këshillin e Paqes. Ai nënvizoi se pala ruse po merr në konsideratë “qëndrimin e rezervuar që kanë mbajtur shumë vende, si në Perëndim ashtu edhe në Lindje, përfshirë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
