Pre. Kor 20th, 2018

Sa rrezikohet Shqipëria nga zjarret?! Instituti i Gjeoshkencave tregon situatën për sot e nesër

FA me zjarret (8)

TIRANE- Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër, pritet rrezik i ulët për zjarret vetëm në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa pjesa tjetër e territorit s’ka rrezik.

Sipas IGJEUM, një fakt të tillë e përforcon edhe rënia e reshjeve “të dobta” nё pjesën mё tё madhe tё territorit. “Reshjet pritet tё jenё tё pёrqendruara kryesisht në zonat malore tё qarqeve dhe ato pranë tyre. Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatave me kohëzgjatje të shkurtër, zakonisht pasditeve dhe mbrëmjeve.

zjarre, IGJEUM

36843225_1101622559991589_8731085084410511360_o

36815009_1101622523324926_1025490340330602496_o

ZJARRET NË PYJE
—————————
Sot pasdite (e hënë, dt.09) dhe nesër (e martë, dt.10), pritet rrezik “I ULËT” vetëm në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Pjesa tjetër e territorit “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje.

PARASHIKIMI METEO
——————————
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.09) dhe nesër (e martë, dt.10) priten reshje “tё dobёta” nё pjesën mё tё madhe tё territorit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet tё jenё tё pёrqendruara kryesisht në zonat malore tё qarqeve dhe ato pranë tyre. Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatave me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve).

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 26 °C
në vendet e ulëta: 18 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 22 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.09) dhe nesër (e martë, dt.10), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore (për momente të shkurtra deri e fortë).