Hën. Tet 22nd, 2018

Sadiku nis rekuperimin: Do kthehem më i fortë

TIRANË, 8 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-  Armando Sadiku ka dalë me sukses nga operacioni në këmbë, pas lëndimit të ten-dinës në ndeshjen miqësore të së shtunës me Herenven. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që luan me Levanten në Spanjë, ka nisur tashmë fazën rikuperuese, e cila pritet të zgjas 6-muaj.

Sadiku ishte shumë pranë transferimit, por ky dëmtim, duket se do ta shtyjë këtë lëvizje të futbollistit, i cili në gjashtë muajt e dytë të sezonit do ti duhet të japi maksimumin për të gjetur formën më të mirë.

Por, pavarësisht këtij problem fizik, Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk dorëzohet dhe me një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka premtuar të gjithë fansat e tij se do të rikthehet në fushë më i fortë se kurrë. “Diçka e papritur më ndodhi ! Por, falë ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacionit ! E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës. Por kush më njeh e di mirë që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë.Fjalët nuk më pëlqejnë shumë, por do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbër! Faleminderit te gjithëve për sms inkurajuese që më keni dërguar. Ju përshëndes Armando”, shkruan Sadiku. /a.g/

Kategori