VIDEO/ Liverpool tronditet, Salah njofton largimin në verë: “Fatkeqësisht, kjo ditë ka ardhur!”
Lojtari që lidhi emrin e tij me rilindjen e ekipit dhe rikthimin te titujt, pas dy muajsh (24 maj, Premier League përfundon këtë vit), nuk do ta veshë më fanellën e kuqe.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Mo Salah ka njoftuar se largohet nga Liverpooli në verë, pas 9 vitesh në “Anfield”. Gjatë kohës së tij në klub, ai ka fituar, ndër të tjera, 2 kampionate (2020, 2025) dhe 1 Ligë Kampionësh (2019).
“Fatkeqësisht, kjo ditë ka ardhur. Kjo është pjesa e parë e lamtumirës sime. Do të largohem nga Liverpooli në fund të sezonit”, ka deklaruar ai në video.
Deklarata e klubit ka qenë:
- “Mohamed Salah do ta përfundojë karrierën e tij në Liverpool në fund të sezonit. E falënderojmë Mo për të gjitha momentet dhe sukseset që i ka sjellë klubit dhe i urojmë çdo sukses në të ardhmen.”
View this post on Instagram
