Sali Berisha thirret nga SPAK për dosjen “21 Janari”

“21 Janari”: Berisha thirret të premten në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është thirrur për t’u paraqitur të premten në SPAK, në kuadër të hetimit për dosjen e “21 Janarit”. Mësohet se ai do të paraqitet në cilësinë e personit në dijeni.

Ish-kryeministri Berisha mbante postin e kryeministrit gjatë protestës së 21 janarit 2011, ngjarje gjatë së cilës mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Më herët, lidhur me ngjarjet e 21 janarit, në SPAK është paraqitur edhe Lulzim Basha, i cili në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm.

Scroll to Top