Salianji sfidon Berishën, nis foltoren e tij në Durrës
Pas lirimit nga burgu, Ervin Salianji duket se ka një plan tjetër. Ai nuk synon të presë Sali Berishën për të marrë poste drejtuese në Partinë Demokratike, por kërkon ta sfidojë lidershipin e kryetarit aktual duke organizuar një foltore paralele me atë që zhvillohet çdo fillimjavë para Kryeministrisë.
Të mërkurën e kësaj jave, Salianji ka planifikuar një takim me anëtarë të PD-së në Durrës. Javën e kaluar, Salianji mblodhi në një takim kandidatët më të votuar të PD-së në zgjedhjet e brendshme, si dhe ata të dalë nga listat e hapura.
Mbetet për t’u parë cili do të jetë rezultati i kësaj nisme të re brenda PD-së. Historia ka treguar se personat që janë “rebeluar” kundër Sali Berishës në këtë parti, nuk kanë arritur të kenë sukses.
