Die. Sht 23rd, 2018

Samiti i NATO-s, kontributi i Shqipërisë vlerësohet shumë pozitivisht

 

Bruksel, SAMITI I NATOS – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm🇦🇱 Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut🤝

Posted by Edi Rama on E mërkurë, 11 Korrik 2018

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Ndërsa merr pjesë në samitin e NATO-s që mbahet në Bruksel, kryeministri Edi Rama thotë se vendi është vlerësuar shumë pozitivisht për kontributin e dhënë.

“Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm”, thotë kryeministri Rama.

Kryeministri shton se “duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.  /j.p/

Kryesore – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori