Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy fillon sot dënimin me pesë vjet burg për komplot për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia.
Sarkozy, i cili ishte president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, bëhet ish-udhëheqësi i parë francez që burgoset që nga Marshal Philippe Petain, një bashkëpunëtor nazist pas Luftës së Dytë Botërore.
Para burgosjes, Sarkozy deklaroi për gazetën La Tribune Dimanche: “Nuk kam frikë nga burgu. Do ta mbaj kokën lart, edhe te portat e burgut.”
Ish-presidenti ka të ngjarë të strehohet në njësinë e izolimit, ku të burgosurit vendosen në qeli të veçanta dhe mbahen të ndarë gjatë aktiviteteve në natyrë për arsye sigurie.
Kushtet e jetesës janë të ngjashme me pjesën tjetër të burgut: qelitë kanë një sipërfaqe prej 9 deri në 12 metra katrorë dhe, pas rinovimeve, tani përfshijnë edhe dushe private. Sarkozy do të ketë akses në një televizor për një tarifë mujore prej 14 eurosh (16 dollarë amerikanë) dhe një telefon fiks.
Një nga djemtë e Sarkozit, Louis, ka bërë thirrje për një tubim mbështetjeje për babain e tij të martën në mëngjes, në lagjen luksoze të Parisit ku jeton ish-presidenti francez.
