Sarkozy liruar nga burgu, fokusi te apelimi dhe pafajësia

Gjykata e Liron nga Burgu, Sarkozy Ndërhyn pas Lirimit: E Vërteta do të Triumfojë!

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u lirua nga paraburgimi të hënën pasdite, duke thyer heshtjen me një postim të parë në rrjetet sociale. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e marrë gjatë periudhës së vështirë dhe njoftoi se tani do të fokusohet në përgatitjen për apel.

“E vërteta do të triumfojë. Kjo është diçka që jeta na mëson,” shkroi Sarkozy. Ai falënderoi mbështetësit e tij, duke shtuar: “Mijëra shprehje mbështetjeje më kanë tronditur dhe më kanë dhënë forcën për të përballuar këtë sfidë. Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apel. E gjithë energjia ime do të përqendrohet ekskluzivisht në vërtetimin e pafajësisë sime. Mbetet vetëm të shkruhet fundi i kësaj historie.”

Postimi i ish-presidentit francez pasqyron një qëndrim të vendosur dhe të përqendruar në sfidën e tij ligjore, pas daljes nga burgu.

Teksti francez i postimit origjinal ishte:

“Au moment où je retrouve ma liberté et ma famille, je veux dire à toutes celles et ceux qui m’ont écrit, soutenu, défendu, combien je leur en suis reconnaissant. Vos milliers de témoignages m’ont bouleversé et donné la force de supporter cette épreuve. Le droit a été appliqué.… — Nicolas Sarkozy (@NicolasSarkozy)

Për të u bërë pjesë e grupit Balkanweb mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top