Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, i dënuar për financim të paligjshëm të fushatës, u prit me entuziazëm nga të burgosurit në burgun La Santé.
Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i parë francez i dënuar që nga viti 1945, ka shkaktuar reagime të shumta në Francë dhe jashtë saj.
Sarkozy u dërgua në burgun La Santé, në zemër të Parisit, gjatë mëngjesit të sotëm. Ndryshe nga pritshmëritë, të burgosurit i bënë një mikpritje të veçantë ish-presidentit francez, duke brohoritur: “Oh, mirëserdhe Sarkozy!”, “Sarkozy është këtu!”, sipas gazetarëve të Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).
Sarkozy është dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat një vit duhet ta vuajë realisht në qeli, për bashkëpunim në financimin e paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në vitin 2007. Prokuroria ka deklaruar se fushata e tij u financua në mënyrë të paligjshme nga ish-diktatori libian Muamar Gaddafi, i cili ndërkohë ka ndërruar jetë.
