Seanca e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn: Masat e Drejtorisë së Burgjeve

Të premten seancë në Gjykatën Kushtetuese, Drejtoria e Burgjeve merr masat për shoqërimin e Erion Veliajt.

Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj pritet të marrë pjesë në seancën që do të mbahet të premten në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ankimin që ai ka bërë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për ta shkarkuar nga detyra.

Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masat për shoqërimin e Veliajt ditën e premte në Gjykatë. Megjithatë, mbetet në dorën e Veliajt nëse ai do të jetë i pranishëm personalisht apo jo.

Më herët, Gjykata Kushtetuese i ka njoftuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e zotit Erion Veliaj në këtë seancë.

Po ashtu, pas shprehjes së vullnetit të Veliajt, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me zhvillimet e mësipërme.

Kujtojmë se pas ankimit të bërë nga Veliaj, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, edhe pse Presidenti Bajram Begaj kishte dekretuar datën 9 nëntor, ditë kur do të mbahen zgjedhjet në 5 bashki të tjera të vendit.

Scroll to Top