Ndërpritet seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj.
Seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku po trajtohej çështja e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, është ndërprerë. Pas parashtrimit të pyetjeve nga trupi gjykues, argumenteve të Veliajt, i cili ka ankimuar shkarkimin e tij nga detyra, si dhe pas pyetjeve të përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave, u vendos që seanca të ndërpritet për 30 minuta.
Trupi gjykues do të rikthehet në sallë për të vazhduar me subjektet e interesuara në orën 15:05. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, u shpreh: “Do të bëjmë 30 minuta pushim në këtë moment dhe do të vazhdojmë me subjektet e interesuara. Gjykata do të rikthehet në orën 13:05”.
