Ndiqeni drejtpërdrejt: Nis seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për çështjen e Presidentit. Sipas kushtetutës, nevojiten dy kandidatë, ndaj Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet për dy emra.
Kështu, pas Glauk Konjufcës, Vetëvendosje ka siguruar nënshkrimet edhe për deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.
Që raundi i parë të quhet i rregullt, duhet të ketë dy kandidatë dhe në sallë të jenë të pranishëm 80 deputetë.
Për zgjedhjen e Presidentit janë tre raunde.
- Në dy raundet e para nevojiten 80 vota.
- Në raundin e fundit nevojiten 61 vota, por sërish 80 deputetë duhet të jenë në sallë.
Afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit është sonte në orën 24:00. Nëse zhvillohet raundi i parë, mund të ketë një mundësi për ta zgjatur afatin edhe me 60 ditë, por kjo do të shihet.
