Mbahet seanca paraprake për Ilir Metën, avokati i tij në GJKKO
Sot zhvillohet seanca paraprake për ish-presidentin dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ndodhet pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të mbahet seanca ku ish-presidenti kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pretendon se gjatë fazës së hetimeve janë zbuluar skema korruptive dhe abuzime me detyrën.
Përveç Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për gjykim janë dërguar edhe tre persona të tjerë.
Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Kujtojmë se Ilir Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij e ka konsideruar masën si të pajustifikuar dhe me motive politike.
