Operacion kundër piraterisë, konfiskohen mijëra libra në Indi
Shtëpitë botuese njoftuan sot se sekuestruan më shumë se 20,000 kopje pirate librash, përfshirë romane nga autoreshë të njohur si Arundhati Roy nga India dhe Haruki Murakami nga Japonia. Ky sekuestrim u bë gjatë një operacioni që çoi në çmontimin e një rrjeti të madh falsifikues letrar.
Bastisjet, të cilat u zhvilluan më 15 mars, zbuluan “një rrjet kompleks dhe në shkallë të gjerë”, sipas Penguin Random House India. Kjo kompani botuese theksoi se kishte bashkëpunuar me autoritetet, si dhe me botues të tjerë si Hay House dhe Simon & Schuster India.
“Operacioni, i cili zgjati gati 24 orë, shënjestroi disa depo, si dhe një shtypshkronjë klandestine, dhe rezultoi në sekuestrimin e më shumë se 20,000 librave”, thuhet në një deklaratë të Penguin Random House. Botuesi mirëpriti “një nga sekuestrimet më të rëndësishme të kohëve të fundit të librave të piratuar”.
Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu libra të falsifikuar nga historiani Yuval Noah Harari, psikologu Simon Sinek dhe libra të kategorisë vetëndihmë nga James Clear.
