Mër. Jan 23rd, 2019

SERBI – Liria e shtypit gjithnjë e më e kërcënuar

BEOGRAD, 13 dhjetor .- Liria e shtypit, një nga shtyllat e shtetit demokratik, kërcënohet gjithnjë e më shumë në Serbi, ku sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve rriten gjithnjë e më shumë duke kufizuar pavarësinë e medias, sipas një konkluzioni pas analizës që iu bë një raporti të disa organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, paraqitur dje në Beograd në Info-Qendrën e BE-së.

Dragan Popoviç, një nga autorët e dokumentit, tha se tendenca e agresionit dhe kërcënimet fizike, verbale dhe presionet ndaj gazetarëve kanë qenë në rritje të vazhdueshme që nga viti 2013.

”Në 2017 ka pasur 92 sulme ndaj gazetarëve, të cilët në tetë muajt e parë të këtij viti kanë qenë 57”, tha Popoviç.

Popoviç theksoi se nuk është rastësi që Serbia të ketë rënë me 10 pozicione, nga vendi i 66-të në të 76-in në klasifikimin e  ‘’Reporterëve pa Kufij’’  dhe  ‘’Freedom House’’, një prej rezultateve më të këqija ndonjëherë në krahasim me vendet e tjera.

Liria e medieve, së bashku me reformën në drejtësi dhe në lufta kundër korrupsionit, janë pikat më të ndjeshme për Serbinë, e cila është nën vëzhgimin e rreptë nga Bashkimi Europian./   /os/ a.jor.

Kategori