Hën. Gus 20th, 2018

Sezoni turistik, 53 mijë persona hynë në Shqipëri në një ditë nga pikat kufitare

TIRANË, 6 gusht/ATSH-I.Vata/ – Pikat e kalimit kufitar në vendin tonë janë duke u përballur me një fluks të lartë turistësh, të cilët dëshirojnë të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Në datën 4 gusht në territorin e Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, kanë hyrë 53 mijë shtetas dhe kanë tranzituar mbi 12.300 mjete.

Shifrat në kalimet kufitare u bënë publike nga kreu i Policisë Rrugore, Mitat Tola gjatë një dalje për mediat.

“Vetëm në datën 4 gusht nga pikat e kalimit kufitar kanë hyrë në territorin e Shqipërisë mbi 53 mijë shtetas dhe kanë tranzituar po në këto pika për në Shqipëri mbi 12.300 mjete. Për 3 ditë Drejtoria e Policisë Rrugore – falë bashkëpunimit intensiv me radiot me shtrirje kombëtare – komunikoi informacion të detajuar tek drejtuesit e mjeteve në lidhje mbi rrjedhshmërinë e trafikut, ngarkesën dhe bllokimet ose ngadalësimet e tij, si dhe rrugët alternative kur pati mbingarkesë,” theksoi Tola./e.caushi/

Kategori