Hën. Dhj 17th, 2018

SHBA – Angela Merkel e ftuar nderi në Harvard

NJU-JORK, 7 dhjetor . – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të jetë në fund të majit e ftuara e nderit në universitetin e “Harvard”-it, ku do të mbajë fjalimin kryesor në dhënien e diplomave, njoftoi sot universiteti.

Ky universitet prestigjioz që ndodhet pranë Bostonit konfirmoi se Merkel, 64 vjeç, në pushtet që prej vitit 2005 dhe që do të largohet nga kancelaria në 2021, do të mbajë një fjalim më 30 maj me rastin e ceremonisë së 368-të të dhënies së diplomave.

“Ajo është një prej personaliteteve shtetërore më të admiruara dhe më influente të kohëve tona”, deklaroi presidenti i “Harvard”, Larry Bacow, i cituar në gazetë zyrtare të universitetit “The Harvard Gazette”.

“Gjatë katër mandateve të saj si kancelare, ajo jo vetëm që ka vendosur një drejtim për vendin e saj, por gjithashtu për Europën dhe për botën. Ajo vazhdon të luajë një rol qendror duke u përballur me sfidat e mëdha të epokës tonë”, shtoi ai.

Në fakt të ftuarit e huaj që nuk janë anglisht folës mbeten të rrallë. Universiteti kishte pritur në vitin 1995 presidentin e Republikës Çeke, Vaclav Havel dhe në 1990 një paraardhës të Angela Merkel, kancelarin Helmut Kohl. /G.S/

Kategori