SHBA-të do të blejnë sistemet suedeze Giraffe 1X për 46 milionë dollarë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të blejnë sistemet radar “Giraffe 1X” nga kompania suedeze e industrisë së mbrojtjes SAAB, në një marrëveshje me vlerë 46 milionë dollarë. Ky njoftim u bë publik nga kompania përmes një komunikate për shtyp.
Dorëzimi i këtyre sistemeve për Ushtrinë Amerikane pritet të fillojë në vitin 2026.
“Radarët Giraffe 1X i ofrojnë ushtrisë amerikane teknologjinë e nevojshme për t’iu përgjigjur shpejt një game të gjerë kërcënimesh globale, duke përfshirë sistemet pa pilot me rreze të gjatë veprimi. Me mbikëqyrje ajrore të vazhdueshme dhe në kohë reale, Giraffe 1X u jep SHBA-ve dhe partnerëve të saj të sigurisë një avantazh vendimtar operacional,” tha Eric Smith, kreu i SAAB në SHBA.
“Giraffe 1X” janë sisteme shumëfunksionale, të cilat mund të vendosen si në tokë, ashtu edhe në det, dhe gjithashtu mund të funksionojnë si radarë stacionarë.
