Mër. Jan 23rd, 2019

SHBA – Dëmet e zjarrit në Kaliforni arrijnë në nëntë milionë dollarë

LOS ANXHELOS, 12 dhjetor . – Dy zjarret që përfshinë Kaliforninë muajin e kaluar shkaktuan më shumë se nëntë milionë dollarë dëme, duke regjistruar zjarrin më të kushtueshëm në historinë e këtij shteti, dekalroi sot Dave Jones, komisioneri për sigurinë në Kaliforni.

Dëmet më të mëdha erdhën nga “Camp Fire” në veri të Kalifornisë, që shkatërroi qytetin Paradajz duke shkaktuar vdekjen e 86 personave.

Ndërsa “Woosley Fire” dogji një pjesë të tokave në jug të Kalifornisë.

Ky raport i nxjerrë nga komisioneri i sigurisë reflekton humbjet e raportuara nga shoqëritë e sigurimit dhe këto shifra pritet të rriten në muajt në vijim. /G.S/

Kategori