SHBA-Iran: Takim për fundin e luftës, negociata këtë javë

Negociata për fundin e luftës: SHBA dhe Irani mund të takohen këtë javë

Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të zhvillojnë një takim brenda pak ditësh, sipas një raportimi të Axios, që citon burime izraelite.

Gazetari Barak Ravid raporton se vendi i mundshëm i takimit është Pakistani, ndërsa vendet ndërmjetëse po punojnë për ta organizuar atë.

Sipas raportimit, nga ana amerikane pritet të marrin pjesë të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe mundësisht zv. presidenti JD Vance. Nga pala iraniane pritet të përfaqësohen nga kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, dhe zyrtarë të tjerë.

Burimi i cituar nga Axios ka bërë të ditur se takimi mund të zhvillohet në fund të kësaj jave.

Më herët gjatë ditës, presidenti Donald Trump deklaroi se Irani është i gatshëm për një marrëveshje dhe se ajo mund të arrihet brenda pesë ditësh ose edhe më shpejt. Ai shtoi se kontaktet mes palëve kanë qenë “shumë produktive dhe konstruktive”, duke bërë që të shtyjë edhe sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit.

Megjithatë, mediat iraniane i kanë mohuar këto pretendime, duke deklaruar se nuk ka pasur bisedime me Uashingtonin dhe duke sugjeruar se deklaratat e Trump synojnë të fitojnë kohë, ndërsa përpjekjet për uljen e tensioneve vazhdojnë në rajon.

Scroll to Top