SHBA-Iran: Takime të mundshme këtë javë, zhvillime pozitive

SHBA shpreson të zhvillojë takime me Iranin këtë javë, sipas Witkoff

Takimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të zhvillohen që këtë javë, tha i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff.

Duke folur për çështjen e Iranit në një aktivitet në Miami, Steve Witkoff u shpreh: “Ne mendojmë se do të ketë takime këtë javë. Sigurisht që shpresojmë për këtë.”

Witkoff shtoi se zgjatja e pezullimit të sulmeve amerikane ndaj objektivave energjetike iraniane, vendosur nga Donald Trump, shihet si “një gjë vërtet pozitive” nga Uashingtoni.

Ai theksoi se është “e qartë” që Shtetet e Bashkuara dhe Irani po negociojnë dhe se disa anije po kalojnë tashmë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë, Witkoff shtoi: “Ne mund të kemi një përkufizim të ndryshëm të negociatave nga ai që kanë ata.”

Scroll to Top